Sport
Batatina konfirmon se janë shitur 10 mijë bileta për ndeshjen me Buducnostin, ka një lutje për tifogrupet shqiptare
Demokracia
14:30 | 13 Korrik 2022

Share:

Llapi do ta zhvillojë nesër ndeshjen e kthimit ndaj Buducnostit në stadiumi “Fadil Vokrri” në kuadër të Conference League.

Do të jetë një përkrahje e madhe për skuadrën llapjane nga shumë tifogrupe shqiptare që pritet të jenë prezente në kryeqytet.

Një lutje për tifogrupet shqiptare ka edhe Tahir Batatina, i cili kërkon që të dominojë brohoritja “O sa mirë me qenë shqiptar”

Batatina gjithashtu njofton se 10.000 bileta janë shpërndarë tek tifozët për këtë ndeshje.

Postimi i plotë nga Tahir Batatina:

Faleminderit gjithë kombit shqiptar për mbështetjen dhe kam një lutje nga gjitha tifogrupet tona shqiptare që të dominoj brohoritja “O sa mirë me qenë shqiptar” ????

Tash po e kuptoj vlerën e luftës kur isha 21 vjeç që po më kthejn emocionet e mëparshme nga lufta.

Sapo më njoftuan se 10,000 mijë bileta janë shpërndarë tek kombi shqiptar dhe qytetarët e Kosovës për këtë ndeshje ????????????????

Përpara LLAPI, KOSOVË e SHQIPËRI ???? /Demokracia.com

Të ngjashme