Sport
Batatina: Kam dashur ta respektojmë Feronikelin për këtë arsye
Demokracia
16:19 | 23 Shkurt 2022

Share:

Xhiroja e 21-të në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e sotme me tri përballje.

Llapi e ka mundur Feronikelin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultat 4:2, raporton Demokracia.com.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar pas ndeshjes se ka kërkuar respekt ndaj Feronikelit për një arsye.

“E kemi marrë ndeshjen me seriozitet, kam dasht me e respektu Feronikelin, djemtë duhet të vlerësohen lartë se po e mbajn skuadrën në Superligë. Në situtata të tjera nuk bëhet kjo, por në këtë situatë kam kërku që të jenë të kujdeshëm. S’na intereson ma shumë se me i marrë tri pikë”, tha Batatina për ArtSport.

Llapi në pjesën e parë krijojë një epërsi prej 4:0 por në pjesën e dytë sikur e neglizhuan  lojë n dhe pranuan dy gola për rezultatin 4:2.

Firmonho, Maliqi, Latifi  e Bianor shënuan për Llapin ndërsa Seferi e Kiqina për Feronikelin. /Demokracia.com/

Të ngjashme