Tahir Batatina njihet si një nga trajnerët më motivues të skuadrës së tij në futbollin e Kosovës.
Një postim motivues për futbollistët e Llapit e ka bërë sërish të martën në mbrëmje (sot), shkruan Demokracia.com.
Batatina ka theksuar se Llapi është skuadër me mentalitet fitues, ndërsa ka shtuar se ata nuk dinë çka është të dorëzohen.
Trajneri llapjan ndër të tjera shkroi se për shkak të lojës së kënaqshme që po tregon skuadra e tij ka krijuar një dashur tek shumë adhurues të futbollit.
“Jemi një skuadër me mentalitet fitues, asnjëherë nuk dimë se çka është dorëzimi dhe lufta për trofe na bën të besojm shumë. Na është nevojitur kohë dhe punë për të bërë një skuadër me mentalitet fitues si në kushte të vështira, si tash në kushte moderne”.
“Ne kemi krijuar një grup unik, një lojë unike dhe një dashuri tek shumë adhurues të futbollit për lojën e bukur dhe të kënaqshme”, ka shkruar Batatina në Facebook.
Llapi pozicionohet në vendin e gjashtë pas 12 ndeshjeve në BKT Superligën e Kosovës në futboll me 15 pikë gjithsej.
Llapjanët në fundjavë vizitojnë Malishevën në ndeshjen e radhës kampionale. /Demokracia.com