Sport
Batatina: Ishte terren i vështirë në Malishevë, u kam bërë thirrje lojtarëve të mos lëndohen para Evropës
Demokracia
17:16 | 28 Prill 2022

Share:

Llapi ka shënuar fitore të pastër në udhëtim te Malisheva, në kuadër të jaës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll.

“Bardhekaltrit” fituan 0:2 në stadiumin “Liman Gegaj” me golat e Ramadanit e Maliqit, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se u ka bërë thirrje lojtarëve të tij të mos lëndohen, pasi sipas tij terreni në Malishevë është i vështirë për të luajtur futboll.

“E kemi ditur që do të jetë vështirë të luhet futboll në këtë terren. Nuk i plotëson kushtet ky terren. Kam folur me lojtarët që të mos lëndohemi, duke e ditur se jemi afër Evropës. Kur kemi kaluar në finale të Kupës kam folur me lojtarët se duhet të luajmë taktikisht, të mos bëjmë gabimin siç e kemi bërë vitin e kaluar. Sot kemi qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, por kemi qenë të kujdesshëm”, ka thënë Batatina për ArtSport.

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025