Sport
Batatina: I uroj titullin Ballkanit, por edhe si kampion nuk mund ta mposhtin Llapin
Demokracia
17:33 | 01 Maj 2022

Share:

Llapi e ka ndalur me barazim liderin Ballkanin në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Dy skuadrat kanë ndarë pikët pasi luajtën 1:1 gjatë 90 minutave në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina komentoi fillimisht ndeshjen, duke thënë se pësuan gol nga Ballkani shkaku i gabimit.

“Mendoj që kemi bërë gabime në pjesën e parë. Shkaku i gabimit pësuam gol shumë herët. Duhet të jemi nivel më të avancuar, por fal qendërmbrojtësit tonë skuadra e Ballkanit arriti të shënoi. Në pjesën e dytë e dominuam kundërshtarin në çdo aspekt dhe nuk e lejuam të krijojmë raste. Nuk ishim të vëmendshëm në këtë ndeshje pasi nuk i shfrytëzuam rastet e shumta të cilat i kemi krijuar”, ka thënë Batatina për Art Sport.

Batatina ndër tjerash ia uroi titullin e kampionit Ballkanit, ndonëse iu nevojitet edhe një pikë në takimin e radhës.

“Treguam karakter, luftë. Treguam se jemi një skuadër e fortë. Pjesa e dytë ishte e dominuar nga ne, morëm një gol aksidental por e merituam fitoren. Ballkanit ia uroj titullin e kampionit dhe duhet të mësohemi që ai që është më i mirë t’i urohet titulli. Arbitri nuk ka ardhur te VAR-i në disa raste ku lojtarët kundërshtar kanë luajtur me dorë dhe mendoj që është e padrejtë të mos konsultohet me VAR pasi për këtë është investuar. Edhe te goli i Ballkanit nuk u shikua VAR-i se a ishte ofsajd apo jo. Por sido që të jetë gjyqtari e din më mirë për këtë. Gjyqtari kryesor ka qenë 70% për Ballkanin dhe 30% me Llapin në këtë takim. I treguam Ballkanit që edhe pse është kampion nuk arrin ta mposht Llapin”, shtoi tekniku llapjan./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025