Sport
Batatina i matur para ndeshjes me Malishevën, Shillova premton maksimumin
Demokracia
15:29 | 25 Shkurt 2022

Share:

Kryetrajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina dhe futbollisti Alban Shillova, janë prononcuar për media një ditë para ndeshjes kampionale të vlefshme për javën e 22-të ndaj FC Malisheva.

Ndeshja Llapi – Malisheva luhet të shtunën nga ora 13:00 dhe skuadra llapjanë është favporite për ta fituar këtë takim. Gjithsesi, trajneri Batatina ka kërkuar përqendrim maksimal nga futbollistët e tij.

Mendoj që edhe ndeshja e nesërme është si çdo ndeshje tjetër, e dimë që kemi rezultate pozitive në vazhdimësi si skuadër, por duhet të jemi të vëmendshëm sepse kemi përball vetes një skuadër si Malisheva me futbollistë shumë cilësor që kanë fituar trofe. Skuadra e Malishevës duhet vlerësuar lartë por besoj në skuadrën dhe në punën që kemi bërë gjatë këtyre ditëve që kishim pas ndeshjes me Feronikelin. Mendoj që kemi marrë të gjitha masat që të paraqitemi nesër sa më mirë’, ka thënë Batatina.

Optimist për rezultat të mirë është shprehur edhe sulmuesi, Alban Shillova.

Është ndeshje e radhës. Ne jemi përkushtuar maksimalisht gjatë tërë javës. Trajneri me shtabin e tij teknik e ka përgatitur ekipin për ndeshje ashtu siq ka menduar ai me stafin e tij. Besoj që do t’ia dalim edhe këtë ndeshje pasi kemi një formë shumë të mirë. Trajneri na ka treguar pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Besoj shumë që do të dalim triumfues nga kjo ndeshje duke parë vazhdimësinë e Llapit në këtë kampionat”, ka thënë Shillova. /Demokracia.com

Të ngjashme