Sport
Batatina i lumtur pasi përmbysi Prishtinën: Nëse do të isha trajner i Kosovës, nuk do të kisha humbë asnjëherë në “Fadil Vokrri”
Demokracia
15:12 | 16 Tetor 2021

Share:

Llapi ka arritur që të fitojë me përmbysje ndaj Prishtinës, duke fituar me rezultat 2-1.

Pas ndeshjes, Tahir Batatina është deklaruar për media ku ka thënë se kjo fitore i dedikohet kapitenit të klubit, i cili ka një vajzë.

“Fillimisht jam shumë i lumtur për këtë fitore, lojtarët të gjithë luajtën mirë”.

“Këtë ndeshje kisha strategjinë e njëjtë me Prishtinën sikurse në takimin në finale të Super Kupës. Veliu e Selmani bën një punë të mirë, njësoj sikurse Alidema”.

“Besoj që deri te java e ardhshme do të jemi në pozitën e katërt në Superligë”.

“Nëse kisha qenë trajner i kombëtares, nuk do të humbisja asnjë ndeshje në Fadil Vokrri, vetë emri është një motiv shtesë. Fadili ka ardhë nga Llapi dhe ka bërë maksimumin”, tha ai për Art Sport.

Kjo ishte ndeshja e fundit e fazës së parë të Superligës së Kosovës. /Demokracia.com

Të ngjashme