Sport
Batatina i kundërpërgjigjet Munishit: Ma mirë të bjen me i shpeshtu synetit, sidomos kur luan Llapi
Demokracia
14:58 | 18 Gusht 2021

Share:

Skuadra e Llapit ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultatin 1:3.

Festim Alidema (2) dhe Valmir Veliu shënuan për Llapin, kurse Otto John për Prishtinën.

“Nuk kom mujtë me pa ndeshjen se kam qenë me një syneti” u prononcua shkurt Munishi për Indeksonline, kur u pyet mbi rezultatin e këtij takimi.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka ironizuar në lidhje me këtë deklaratë të Munishit – duke lëshuar një koment në faqen zyrtare të ‘GazetaBlic Sport’.

“Ma mirë të bjen me i shpeshtu synetit sivjet sidomos kur lun Llapi”, shkruan Batatina. /Demokracia.com

Të ngjashme