Llapi ka lëshuar rast për t’i arkëtuar pikët e plota në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapjanët barazuan 3:3 në një ndeshje dramatike me Drenicën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Demokracia.com.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina pas ndeshjes tha se skuadra e tij është dashur ta fitonin ndeshjen.
Ai shtoi se mori një vendim të rrezikshëm gjatë ndeshjes.
“Dy pikë të humbura janë shumë për Llapin në këtë situatë. Ne është dashur t’i marrim tri pikë në këtë ndeshje. Rrezikova gjithçka pasi vendosa të sulmojë për të shpëtuar nga humbje, dhe arritëm ta marrim një pikë. Ishte një lojë e mirë dhe shumë atraktive”, ka thënë Batatina për Art Sport.
“Pranuam golin e parë në mënyrë naive, autogol. Pastaj edhe golin e dytë e pranuam nga pakujdesia e mbrojtjes. Golin e tretë nuk do ta komentojë. 11-të kanë pritur arbitrat për të marrë një vendim nga VAR-i”, shtoi tekniku llapjan. /Demokracia.com/