Sport
Batatina e konfirmon: Dy ndeshjet e para të ekipeve kosovare në arenën ndërkombëtare do të luhen në ”Zahir Pajaziti”
Demokracia
09:49 | 16 Qershor 2024

Share:

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka konfirmuar se dy ndeshjet e para të ekipeve kosovare në arenën ndërkombëtare do të luhen në arenën ”Zahir Pajaziti’’.

‘’Dje është dhënë drita e gjelbër që në stadiumin ‘’Zahir Pajaziti’’, do të luhen dy xhirot e para kualifikuese të të gjitha skuadrave kosovare në arenën ndërkombëtare. FFK ka filluar ti marr masat për udhëzimet që ka dhënë UEFA dhe kanë filluar të bëhen disa ndryshime të vogla teknike që ata i kanë kërkuar.’’ Tha Batatina në emisionin Kampionët.

Kujtojmë se stadiumi ‘’Fadil Vokrri’’ është në rinovim dhe punimet janë afër finalizimit.

Të ngjashme