Sport
Batatina bëhet me ndihmës të ri, Llapi zyrtarizon rikthimin e Bunjakut
Demokracia
14:37 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Llapi ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me ndihmës-trajnerin Blerim Bunjaku.

Klubi llapjan dhe Bunjaku kanë nënshkruar kontratë një vjeçare e gjysmë, shkruan Demokracia.com.

Bunjaku te Llapi vjen pas eksperiencës me Feronikelin 74 në Ligën e Parë, me të cilën u shpall kampion vjeshtor si ndihmëstrajner i parë.

“Në kuadër të organizimit të klubit dhe freskimit të shtabit teknik me kuadro të reja, KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me trajnerin e mirënjohur, Blerim Bunjaku”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Llapit.

Për Bunjakun, kjo do të jetë eksperienca e dytë me Llapin, pasi dy vite më parë kishte drejtuar ekipin e Juniorëve si kryetrajner.

Prezantimin e Bunjakut si pjesë të shtabit teknik e ka bërë kryetrajneri Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim me KF Llapin./Demokracia.com/

Të ngjashme