Lajme
Bataloni Azov publikon video të rusëve duke shkatërruar fabrikën në Mariupol
Demokracia
17:31 | 22 Mars 2022

Share:

Beteja për Mariupol është ende në vazhdim, beteja më e ashpër që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë, shkruan Demokracia.com.

Përleshjet në rrugë vazhdojnë prej ditësh dhe ukrainasit, të cilët janë të rrethuar nga të gjitha anët për shkak se qyteti është shkëputur plotësisht, kanë refuzuar thirrjen ruse për t’u dorëzuar dhe për të lënë qytetin pa armë.

Njësia ukrainase Azov ndodhet në Mariupol. Ata postojnë çdo ditë pamjet e përleshjeve në rrjetet sociale. Dje kanë publikuar një video ku shihet, siç thonë ata, shkatërrimi rus i fabrikës.

“Rusët gjuajnë në mënyrë kaotike, aeroplanët e armikut hedhin bomba në infrastrukturën në Mariupol. Fabrikat dhe kompanitë industriale që ofronin vende pune po shkatërrohen. Pra, pushtuesit po përpiqen të shkatërrojnë ekonominë e Ukrainës”, shkruan ata nga Azov. /Demokracia.com/

Të ngjashme