Sport
Bastoret nuk e bëjnë ‘hesap’ Kosovën përballë Spanjës
Demokracia
16:39 | 29 Mars 2021

Share:

Kosova të mërkurën do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të vështira që pas pranimit në UEFA e FIFA.

“Dardanët” do të ndeshën me superfuqinë e Botës, Spanjën në sfidën që luhet të mërkurën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.

Kosova i nisi me humbje këto eliminatore, kur u mposht nga Suedia me rezultat 0:3, ndërsa tash përballë Suedisë duket pa asnjë gjasë. Kompanitë e basteve tashmë kanë nisur ta parashikojnë ndeshjen. Fitorja e Spanjës është kuotuar në minimum 1.11, derisa fitorja e Kosovës kap shifrën 23.00. Barazimi është 8.50.

Bazuar në këto kuota i bije që Kosova nuk ka asnjë gjasë në Sevilla përballë Spanjës, por duhet pranuar që jo gjithmonë parashikimet dalin të sakta. /Demokracia.com

Të ngjashme