Lajme
Bastisjet, Behrami: Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi
Demokracia
22:49 | 31 Tetor 2023

Share:

Pas bastisjes së banesës, Artan Behrami, këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka falënderuar familjarët dhe miqtë e tij nga trojet shqiptare për siç ka thënë “kujdesin dhe mesazhet inkurajuese“.

Ai ka shkruar në Facebook se bastisjet politike janë bërë “mjet i Prokurorisë së Gjykatës Speciale për të mbuluar disfatën në përballje me krerët e UÇK-së në sallën e gjyqit”.

“Është momenti i fundit që të ndalet kjo marrëzi”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025