Lajme
Bastisje në gjashtë lokacione| Sekuestrohen mbi 10 mijë euro, 380 franga, armë, fishekë, telefona, elektroshok e boksa hekuri
Demokracia
09:27 | 17 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka bërë bastisje në gjashtë lokacione të ndryshme në Prizren në lidhje me dyshimin për falsifikim të parave gjatë periudhës 2021-2022.

Në raportin 24 orësh thuhet se gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 euro, 380 franga, 272 euro para metalike, shtatë telefona, një pistoletë dhe 90 fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit.

FALSIFIKIM I PARASË/Prizren 2021-2022. Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 (nëntë mi e nëntëqind e tridhjetë) €, 380 (treqind e tetëdhjetë) CHF, 272 (dyqind e shtatëdhjetë e dy) € para metalike 7 (shtatë) telefona, një pistoletë 90 (nëntëdhjetë) fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit.

Sipas policisë lidhur me rastin janë intervistuar 7 (shtatë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

 

Të ngjashme