Sport
Bastisje në “Camp Nou”, policia arreston ish-presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu
Demokracia
12:02 | 01 Mars 2021

Share:

“Mossos d’Esquadra”, njësiti special i Policisë së Katalonjës ka bastisur zyret e “Camp Nou” në mëngjesin e sotëm.

Shkak i gjithë kësaj janë krimi mes individëve që kanë ndodhur në klub, shkruan Demokracia.com.

I përfshirë në gjithë këtë dyshohet të jetë edhe ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Ai sot është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij.

Ndryshe në shkurt të vitit 2020, “Què t’hi Jugues! de SER Catalunya” zbuloi se Barça kishte punësuar një kompani të quajtur I3Ventures, qëllimi i së cilës ishte të krijonte mendime në rrjetet sociale përmes llogarive që mbronin bordin e drejtorëve dhe shpifnin personalitete të ndryshme si Joan Laporta, Víctor Font apo edhe futbollistë të tillë si Piqué dhe Leo Messi. /Demokracia.com

Të ngjashme