Futbolli di të jetë shumë i bukur por shpesh di të sjellë befasi dhe të bëhet i hidhur për dikë. Megjithatë, këtë herë ka qenë shumë i dashur për një tifozë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Demokracia.com.
Humbja e Gjermanisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk mendohej nga askush, përveç një tifozi i cili ka vendosur të ndjekë fatin e tij, duke parashikuar një fitore të maqedonasve, parashikim i cili në fund u shpërblye me një shumë të majme parash.
Tifozi në fjalë ka vendosur bast tre ndeshje, ku bie në sy parashikimi për fitoren e Maqedonisë e cila kuotohej me koeficientin 30.
Në biletë është luajtur edhe Shqipëria, të cilën tifozi e ka parashikuar me rezultatin “barazim në pjesën e parë”. Gjithashtu në këtë tiketë është vendosur dhe ndeshja Austri – Danimarkë, sfidë të cilën tifozi e ka parashikuar me një fitore të danezëve, që arritën të triumfonin me rezultatin 0:4 mbrëmjen e djeshme.