Sport
Basketbollisti tregon tmerrin që përjetoi nga serbët: Policia më ruajti kur ndërrova skuadër, më quanin majmun
Demokracia
15:50 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Basketbollisti amerikan, Tarence Kinsey ka rrëfyer aventurën e tij sa luante në Serbi te Partizani i Beogradit.

Kinsey që mbrojti ngjyrat e Partizanit të Beogradit u transferua te rivalët e tyre më të mëdhenj, Crvena Zvezda, përcjell Demokracia.com.

Amerikani duke komentuar në Instagram ka rrëfyer momentet kur kaloi te Zvezda nga Partizani, ndërsa tregoi disa nga situatat kur takohej me tifozët e këtyre të fundit të cilët nuk e pritën aspak mirë kalimin e tij te rivalët lokal.

“Faleminderit për këtë. Ishte një nga sezonet më sfiduese të karrierës. Ndeshja e parë kundër Partizanit, dhe më hedhin letra, monedha, më thërrasin me emra nënçmues si majmun. Gjithashtu kam marrë kërcënime me vdekje për gjashtë muaj, sa herë dilja nga banesa kisha dy policë si sigurim. Nuk mund të shkoja në disa pjesë të qytetit. Por, ishte ëmbël kur i mundëm dhe fituam titullin”, ka  komentuar amerikani në Instagram. /Demokracia.com/

Të ngjashme