Sport
Basketbollisti përjashtohet nga kombëtarja e tij pasi nënshkroi me klubin rus
Demokracia
14:22 | 31 Mars 2022

Share:

CSKA vazhdoi të përpiqet të formojë një ekip që do të jetë në gjendje të konkurrojë edhe përkundër të gjitha sanksioneve që vuan Rusia për shkak të pushtimit në Ukrainë.

Ata nënshkruan një kontratë me Jonas Jerebko, një lojtar me përvojë në NBA, i cili u përjashtua nga kombëtarja suedeze për shkak të atij nënshkrimi, përcjell Demokracia.com.

Jerebko ishte pa klub për një kohë të gjatë, pasi ndërpreu kontratën me Khimkin për shkak të pagave të papaguara, ndërsa tani edhe pse gjeti klub, mbeti pa kombëtare, por edhe marrëveshje sponsorizimi.

Menjëherë pas nënshkrimit të Jerebkos për CSKA-në, Federata Suedeze e Basketbollit e njoftoi basketbollistin se duhej të “fliste” për klubin e tij të ri dhe gjithçka tregonte se episodi i tij përfaqësues kishte përfunduar dhe kjo ndodhi vetëm 24 orë më vonë.

“Jonas Jerebko si lojtar i kombëtares është përfaqësues i basketbollit suedez dhe është gjithashtu një person me të cilin ne si ë kemi marrëdhënie njerëzore. Kjo është arsyeja pse ishte vendimtare për ne që të bisedonim me të para se të shpallnim qëndrimin tonë. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Frederik Julamo, foli me Jonas për zgjedhjen e tij për të luajtur në Rusi dhe i tha se ishte kaq drejtpërdrejt kundër vlerave të basketbollit suedez. Pas kësaj bisede u detyruam të themi se nuk ka kushte që Jerebko të përfaqësojë ekipin suedez të basketbollit”, thuhet në njoftimin e Federatës./Demokracia.com/

Të ngjashme