Ish-basketbollisti legjendar i Prishtinës, Edmond Azemi ka nisur një rrugëtim të ri në jetën e tij private.
Azemi i është bashkuar Lëvizjes Vetevendosje, ka njoftuar anëtari i këtij subjekti, Albin Gashi, shkruan Demokracia.com.
“E nderove qytetin e Prishtinës Edo. Mirë se erdhe në Vetevendosje. Edo gjithmonë m’ka rujt në mbrojtje. Ska pas lidhje mosha jem e re. Edon e kom pas kundershtar në trening e edhe në plot lojë. I vetmi që skom m’rri me ja kërcit nyjet e komve me naj fint të mirë”, ka shkruar Gashi në Facebook duke i bashkangjitur edhe një fotografi me Azemin.
Edmond Azemi për një kohë tejet të gjatë ishte pjesë e klubit më të trofeshëm të basketbollit kosovar, KB Prishtinës.
“Edo” siç njihet ai, kohë më parë ishte pensionuar nga basketbolli aktiv.
Ndërkaq, ishte emëruar drejtor gjeneral i KB Prishtinës. /Demokracia.com