Basketbollisti i Pejës, Daniel Lekndreaj është pajisur me pasaportë të Kosovës.
Kjo është e ditur nga klubi pejan përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Pejanët bëjnë të ditur se Lekndreaj do të llogaritet si lojtar vendor në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës.
Krahas pasaportës së Kosovës, Lekndreaj ka edhe pasaportën e Shqipërisë.
Lekndreaj para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Pejës, por llogaritej si lojtar i huaj, pavarësisht se ishte nga Shqipëria.
Ai është reprezentues i Shqipërisë kurse sezonin e shkuar për një periudhë luajti edhe për Sigal Prishtinën. /Demokracia.com/