Sport
Basketbollisti i Pejës MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Demokracia
14:32 | 04 Prill 2022

Share:

Xhiroja e 25-të në Art Motion Superligë dhuroi disa ndeshje mjaft interesante.

Takim shumë interesant ishte mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ku fituan therandasit 71:74, me një treshe në fund nga Erjon Kastrati. Basketbollisti me indeksin më të lartë të ndeshjes ishte Henrik Sirko me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.

Kjo nuk është hera e parë që ish-basketbollisti i Pejës zgjidhet MVP i xhiros në elitën e basketbollit.

Ai u ndihmua nga Mikaile Tmusiq me 14 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.

Peja fitoi derbin ndaj rivalit të vjetër, Trepçës me shifrat 79:71, ku Dardan Berisha u dallua me 26 pikë, një kërcim e tetë asistime.

Bashkimi shënoi fitore të vlefshme ndaj Rahovecit 78:67, ku më i dalluari te prizrenasit ishte Terrence Thompson me 14 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Prizreni 16 ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës 78:102, ku të prizrenasit u dallua Robert McCoy me 12 pikë, dhjetë kërcime dhe dy asistime. /Demokracia.com/

Të ngjashme