Sport
Basketbollisti i NBA arrestohet për dhunë ndaj një gruaje, pagoi 130 mijë dollarë për t’u liruar
Demokracia
09:55 | 30 Qershor 2022

Share:

Ylli i NBA-së, Miles Bridges, u arrestua për dhunë ndaj një gruaje në Los Anxhelos këtë të mërkurë.

Sipas TMS Sports, basketbollisti 24-vjeçar i Charlotte Hornets u dërgua në një burg lokal pasi dhunoi fizikisht një grua që pretendon se u sulmua pas një debati verbal.

Kur policia ka mbërritur në vendngjarje pas denoncimit, Bridges është zhdukur, ndërsa nga ana tjetër gruas i është dhënë ndihma.

Pak më vonë basketbollisti u arrestua nga policia e Los Anxhelosit. Pasi iu dha një garanci prej 130,000 dollarësh, të cilën e pagoi, ai u largua nga burgu./Demokracia.com/

Të ngjashme