Videoja e basketbollistit të Chicago Bulls, Tristan Thompson është bërë hit në rrjetet sociale.
Ish-kampioni i NBA-së, i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me yllin Chloe Kardashian, u turpërua në ngrohjen para ndeshjes me Atlantan, transmeton Demokracia.com.
Basketbollisti, i cili në karrierën e tij fitoi rreth 50 milionë dollarë, humbi shtatë goditje nga një metër larg koshit dhe mbeti krejtësisht i vetëm.
Videoja e sikletshme ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Tifozët e basketbollit në mbarë botën tallen me basketbollistin e Çikagos dhe kur ta shikoni videon do ta kuptoni pse:
Tristan Thompson might have to scoot in a little closer 😅 #Shaqtin
(via kost2kost1/TT) pic.twitter.com/B3iZQysscu
— Shaqtin' a Fool (@shaqtin) March 3, 2022