Një rrahje mes disa basketbollisteve ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Bosnjë dhe Hercegovinë në ndeshjen Orlovi – Jedinstvo.
Mediat atje njoftuan për incidentin e shënuar në ndeshjen kampionale të femrave në basketboll.
Dy basketbolliste kundërshtare u përfshinë të parat në rrahje, për të ndërhyrë edhe disa të tjera.
E gjithë ngjarja ndodhi në çerekun e tretë të përballjes.
Pasi u qetësuan “gjakrat”, ndeshja vazhdoi dhe fitores në fund iu gëzuan basketbollistet e Orlovit. /Demokracia.com/