Sport
Basketbollistët e rinj të Kosovës vazhdojnë me humbje
Demokracia
18:14 | 05 Gusht 2022

Share:

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në basketboll ka regjistruar edhe humbjen e gjashtë në po aq ndeshje të luajtura deri më tani në Kampionatin Evropian të Divizionit B që po mbahet në Rumani.

Pas pesë humbjeve në Grupin B, në të cilin përfundoi e fundit, Kosova të premten u mposht edhe në ndeshjen për plasman (17-22) nga Irlanda me rezultatin 73:72.

Kosova do ta ketë edhe një ndeshje për renditjen përfundimtare në këtë turne.

Ndaj Irlandës, Kosova i humbi tre çerekët e parë, ndërsa e fitoi të fundit (19:10) por që nuk arriti ta shmang humbjen e radhës.

Të ngjashme