Sport
Basketbolli sot sjell derbin e rivalëve të vjetër
Demokracia
09:04 | 18 Shtator 2021

Share:

Superliga e Kosovës në basketboll vjen sot me javën e dytë e cila do të sjellë disa ndeshje mjaft interesante, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja do të jetë në kryeqytet ku takohen rivalet e vjetër Sigal  Prishtuina – Peja, mirëpo, para kësaj ndeshjeje nga ora 17:00 në palestrën “Mizair Isma” zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave që sot synojnë fitoren e parë në kampionat, Rahovecit dhe RC Cola Dritës.

Kurse, nga ora 19:00 zhvillohet derbi mes rivalëve të vjetër, Sigal Prishtinës dhe Pejës. Ndeshja do të zhvillohet në kryeqytet, teksa si gjithmonë pritet të jetë interesante. Të dy skuadrat e kanë nisur sezonin me fitore.

Vlen të theksohet se nga sot rikthehen edhe tifozët në palestra, me numër të limituar.

Ndeshjet do të zhvillohen me 100 shikues, gjithmonë duke respektuar masat anti Covid, si mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës sociale. Po ashtu do të kërkohet të kenë certifikatën e vaksinimit (ose njërën dozë) ose të testin PCR, jo më i vjetër se 72 orë. /Demokracia.com

Të ngjashme