Sport
Basketbolli në zi: Vdes ish-basketbollisti i njohur i NBA
Demokracia
17:25 | 12 Prill 2022

Share:

Ish-qendra e Denver Nuggets dhe Trail Blazers, Wayne Cooper, ka vdekur në moshën 65-vjeçare.

Lajmi është publikuar nga mediat në SHBA dhe klubi i basketbollit Denver Nuggets të cilët kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-basketbollistit në rrjetet sociale, përcjell Demokracia.com.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Nugget, shokut dhe personit të madh të skuadrës, Wayne Cooper. Ai do të mungojë dhe ne ngushëllojmë dhimbjen e familjes së tij. Pusho në paqe” thuhet në mesazhin nga Denveri.

Cooper ka kaluar 14 sezone në NBA, që nga viti 1978 kur u përzgjodh nga Golden State Warriors në raundin e dytë të draftit.

Ai luajti shkurtimisht për Utah Jazz dhe Dallas Mavericks, dhe më pas Trail Blazers përpara se të bashkohej me Nuggets në 1984.

Ndërsa ishte në Denver, gjatë qëndrimit të tij në aty, ai shënoi 9.5 pikë dhe 7.4 kërcime për lojë dhe ndihmoi Nuggets të arrinin gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore në tre raste./Demokracia.com/

Të ngjashme