Bashkimi ka zyrtarizuar basketbollistin britanezo-boshnjak, Fahro Alihodziq.
32-vjeçari i është bashkuar ish-kampionëve të Kosovës, me lajmin që e ka bërë të ditur klubi prizrenas në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
Alihodziq i cili është i mirënjohur në basketbollin kosovar, vije në Prizren pas një sezoni të suksesshme në ligën greke ku luajti me një mesatare prej 13.7 pikë, 8.0 kërcime dhe 1.6 asiste për ndeshje.
Alihodziq gjithashtu është përfaqësues i rregullt i kombëtares britaneze në basketboll.
Ai më herët ka luajtur në, Argjentinë, Belgjikë, Kosovë, Britani dhe së fundmi ne Greqi./Demokracia.com/