KB Bashkimi ka njoftuar zyrtarisht se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Branimir Paviq.
Bashkëpunimi me teknikun kroat është ndërprerë pas dorëheqjes së tij, njofton klubi, raporton Demokracia.com.
“Ndahen rrugët me trajnerin Pavic. Trajneri i deritashëm i skuadrës sonë, Branimir Pavic, nuk do të jetë më pjesë e KB Bashkimit. Bashkëpunimi me kroatin është ndërprerë pas dorëheqjes së tij, duke besuar që ekipi ka nevojë për rifreskim”, thuhet në njoftimin zyrtar të “Arpagjikëve”.
Klubi e ka falënderuar Paviqin për kontributin e dhënë, derisa kanë njoftuar se së shpejti do të emërojnë pasuesin e tij.
Bashkimi pësoi humbje pak kohë më parë nga Trepça në finalen e madhe të Kupës së Kosovës. /Demokracia.com/