Bashkimi ka arritur të triumfojë në derbin e qytetit duke e mposhtur Ponte Prizrenit rezultat 92-102.
Për Ponte Prizrenin kjo fitore ishte vetëm për prestigj, pasi që paraprakisht e kishte siguruar pozitën e parë në radhitjen tabelore për pjesën e rregullt të kampionatit, shkruan Demokracia.com
Ndeshja ishte e barabartë gjatë pjesës së parë, ndërsa dallimi në rezultat u krijua gjatë çerekut të tretë kur Ponte Prizreni krijoi epërsi deri në dyshifrore.
Kjo epërsi i mjaftoi që ekipi i trajnerit Arbnor Rifati të arrijë fitoren e 19-të të stinorit në Superligë, derisa i kanë edhe tetë humbje, ndërsa Bashkimi me këtë humbje gjendet në pozitën e gjashtë me 11-të fitore dhe 16-të humbje. /Demokracia.com