Lajme
Bashkimi Kombëtar “ideali i madh i Albin Kurtit”, që nuk paska qenë kurrë i vërtetë
Demokracia
19:02 | 11 Qershor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dëshirë të pyetet për bashkimin kombëtar.

Megjithatë Kurti sot kur është pyetur rreth Bashkimit Kombëtar, tha se ky është qëllimi i tij kryesor.

Kurti ka deklaruar se nuk e ka harruar Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë.

Për 15 vjet, Albin Kurti e ka parë si të domosdoshëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe jo vetëm.

Çdo pengesë e madhe që përmendej, si ajo që bashkimi kombëtar nuk mund të bëhet pa mbështetjen dhe pajtimin ndërkombëtar, për Albin Kurtin ishte vetëm një arsyetim i radhës “i një klase politike të korruptuar dhe e pazonja për të bashkuar kombin”.

Por, “ideali i madh i Albin Kurtit”, që nuk paska qenë kurrë i vërtetë, u shua sapo ai shkeli në xhipin me xhama të zinj.

Në këtë rehati, Albin Kurti gjeti edhe arsyetimin për t’i ikur punës për idealin e madh.

Ai filloi ta lexonte me zë të lartë nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, që dikur premtonte, me zë po aq të lartë, se do ta ndryshonte kur të vinte në pushtet.

Sot, Albin Kurti, që kërkonte e premtonte bashkim kombëtar, ka hequr dorë dhe po shpreson se dikush tjetër do ta bëjë të mundur që të vijë puna e një referendumi për bashkim.

Të ngjashme