Lajme
Bashkimi Evropian ndalon tregtinë e armëve me Rusinë – pjesë e pakos së re të sanksioneve kundër Kremlinit
Demokracia
14:11 | 10 Prill 2022

Share:

Vendet anëtare të BE-së dy ditë më parë kanë ndaluar tregtinë e armëve me Rusinë, në kuadër të pakos më të re të sanksioneve kundër Kremlinit.

Megjithatë, një vendim i tillë po vjen në pas gjashtë javëve kur filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Ndalesa më e re e importimit dhe eksportimit të armëve përfshinë dërgesat e drejtpërdrejta apo indirekte, importimin apo shitjen e armëve, municionin, pajisje të mjeteve ushtarake si dhe pjesë rezervë në Rusi.

Ndalimi mbështet edhe në shërbime tjera sa i përket tregut të pajisjeve ushtarake dhe të armëve. Është ndaluar edhe financimi i aktiviteteve ushtarake me Rusinë, përmes granteve, huave, sigurimit dhe garancive, , transmeton Telegrafi.

E një kërkesë e tillë vinte vazhdimisht edhe nga Kievi, që u kërkonte vendeve anëtare të BE-së të mbyllin çdo derë me Rusinë e cila filloi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt.

Të ngjashme