Sport
Bashkimi arrin një tjetër fitore në Ligën Ballkanike
Demokracia
19:13 | 21 Shkurt 2023

Share:

Bashkimi i Prizrenit e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Bullgari, në kuadër të Ligës Ballkanike në basketboll.

Të martën mbrëma, skuadra prizrenase fitoi ndaj Levski 2014 me rezultat 84:79. Ndeshja u luajt në Sofje.

Të hënën Bashkimi fitoi ndaj Beroes në Stara Zagora. Janë fitoret e para të Bashkimit në Ligën Ballkanike, pas pesë humbjeve rresht.

Ndeshja me Levskin ishte thuajse e barabartë. Dallimi u bë në çerekun e katërt, të cilin Bashkimi e fitoi 27:22.

Samardo Samuels u dallua te Bashkimi me 23 pikë e nëntë kërcime. Fisnik Rugova i kishte 16 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Dejuan Graf kontribuoi me 13 pikë e gjashtë asistime. Daniel Lekndreaj i kishte 18 pikëe dhjetë kërcime.

Të ngjashme