Lajme
Bashkëshortja e Haradinajt: Gjykatësi nuk foli në emër të popullit Kosovar, por në emër të interesave serbe
Demokracia
11:17 | 18 Maj 2022

Share:

Gjykata Speciale ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim Nasim Haradinajn.

Pas këtij vendimi, Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt, ka thënë se ky ka qenë një vendim që e kanë pritur, mirëpo siç u shpreh ajo, më së shumti e kanë pasur të vështirë kur gjykatësi thoshte “në emër të popullit të Kosovës”.

Sipas saj kjo seancë brenda kishte serbë, dhe ajo çka e shqetësoi më së shumti ishte fakti që dënimi thirrej në emër të popullit të Kosovës.

“Ka qenë e vështirë jemi mësua me u ballafaqua me kësi sene, mu duk sikurse janë serbët aty, ma e rënda ka qenë kur ai folke në emër të popullit të Kosovës. E padrejtë me thanë ashtu është e papranueshme, qysh mundet populli me dënua kur për sa vite ka punua, e çka ka bo Nasimi për Kosovën. Kur tha gjykatësi në emër të popullit, tash cili popull, tash interesat e tyre, interesat e serbëve. Mu mu dok që interesat e serbëve. Unë e kam ditë që ka me ndodhë kjo, nuk ka qenë aspak befasi”, theksoi bashkëshortja e Haradinajt.

Ajo deklaroi se një vendim të tillë e kanë pritur.

“Kjo për mu ka qenë e pritur pasi Nasimi u marr padrejtësisht. Është gjykatë e padrejtë edhe shumë raciste, Nasimi ka thirrë në ora 7, ka qenë i qetë e ka prit , aty s’ka drejtësi kemi qenë të përgatitur nëse do bëhej e kundërta ishim befasua unë edhe ai”, tha Haradinaj.

Të ngjashme