ShowBiz
Bashkëpunimi i Loredanës dhe Mozzik arrin super sukses
Demokracia
16:01 | 04 Qershor 2021

Share:

Kënga Rosenkrieg nga Loredana dhe Mozzik është duke kryesuar në toplistat gjermane.

Kjo këngë tregon historinë e dashurisë së Loredanës dhe Mozzik dhe sfidat që dyshja kanë kaluar.

Përmes një postimi në Instagram, Mozzik ka falenderuar të gjithë për përkrhajen.

“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si  fëmijë kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehsha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e fotografisë ku shfaqet në aeroportin e Prishtinës.

Rosenkrieg për një javë ka grumbulluar 5 milionë klikime në YouTube. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme