Lajme
Bashkëpunëtori i Prokurorisë, Milovan Drecun: Po Gjykohet e tërë UÇK-ja, jo vetëm katër individë
Demokracia
13:28 | 03 Prill 2023

Share:

Njëri nga bashkëpunëtorët kryesor të Prokurorisë së Gjykatës Speciale, shefi i Komisionit serb për Kosovën, Milovan Drecun ka goditur sot pohimet e përsëritura disa herë gjatë gjykimit të sotëm se në Gjykatën Speciale nuk po gjykohet UÇK-ja si organizatë por katër individë.

Kreu i komisionit të parlamentit serb për Kosovën, Milovan Drecun, tha se “shqiptarët tani po përpiqen të thonë se ky nuk është një gjyq i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], por është një gjyq i asaj organizate”, raporton televizioni serb RTS.

Sipas Drecun, i cili kishte marrë edhe mirënjohje dhe falënderime nga Prokuroria, përveç komplet UÇK-së, po gjykohet edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, ndërkohë që Prokuroria dhe Gjykata Speciale si dhe përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtare theksojnë vazhdimisht se vetëm katër burra të UÇK-së do të gjykohen.

“Kur flisni për një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe në aktakuzë theksoni se në atë ndërmarrje kanë marrë pjesë të gjithë, që nga udhëheqja politike dhe ushtarake te komandantët e zonave operative, komandantët e brigadave e deri tek ushtari më i zakonshëm plus e ashtuquajtura Qeveria e Përkohshme e  Kosovës, atëherë është plotësisht e qartë se e gjithë organizata po gjykohet për krime të tmerrshme”, ka thënë Drecun.

Milovan Drecun që njihet si bashkëpunëtor i shërbimit ushtarak serbë gjatë luftës në Kosovë dhe përkrahës i forcave serbe gjatë luftës 1998-99, për vite të tëra është përgjegjës i shtetit serb për ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe bashkëpunimit direkt me Prokurorinë e Hagës.

Të ngjashme