Lajme
Bashkëpunëtori i Naim Tërnavës me ankesë të çuditshme: Pse Kuvendi cakton mbledhje ditën e xhumasë?
Demokracia
12:37 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Ajni Sinani, kryetar i Kuvendit të BIK-ut dhe profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, ka shkruar një status. Bashkëpunëtori i afërt, shumë i afërt, i Naim Tërrnavës, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës.

Sinani, që ka kohë që është në udhëheqje të BIK-ut, është ankuar se pse Kuvendi i Kosovës ka caktuar mbledhjen e tij të premten, që sipas tij është “ditë e namazit të xhumasë”.

Sipas tij, një gjë e tillë është ndjenjë e inferioritetit.

Duket se z. Sinani ka harruar të lexojë Kushtetutën e Kosovës, në të cilën shkruhet se Kosova është shtet secular.

Të ngjashme