Pas lirimit nga Gjykata Speciale në Hagë, veterani i UÇK-së, ish Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është vizituar sot nga vëllezërit, bashkëluftëtarët si dhe djali i veteranit të UÇK-së, Salih Mustafës, Komandant Calit.
Lajmin për këtë vizitë e ka dhënë Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fahri e Bahri Fazliut.
“Sot, në vizitë në Gllogjan për t’i uruar mirëseardhje Nasim Haradinajt, i cili u kthy nga Haga në mesin familjar dhe në vendin e tij”, ka shkruar Fazliu në rrjetin social “Facebook”.