Lajme
Bashkëkryesuesja e seancës konstituive: Kërkesa e VV-së është alarm, ne jemi gati të punojmë çdo ditë në Kuvend
Demokracia
16:10 | 17 Maj 2025

Share:

Bashkëkryesuesja e seancës konstituive, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari ka thënë se kërkesa e Vetëvendosjes që seancat të mbahen një herë në javë, tregojnë dëshirën e kësaj partie për ta zgjatur bllokadën institucionale.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se PDK është e gatshme të jetë e pranishme çdo ditë në Kuvend, për të zhbllokuar situatën.

“Kjo kërkesë tregon qartë dëshirën dhe nevojën për ta zgjatur bllokadën institucionale — një dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucionet e reja.

Ne nuk kërkojmë seanca një herë në javë, as çdo 48 orë. Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës.

Kjo kërkesë e sotme është një tjetër alarm zgjimi për të gjithë. Është e qartë që VV-ja po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin vetëm kur i konvenon asaj!” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Të ngjashme