Lajme
Bashkëjetonte me një të mitur në Gjakovë, arrestohet një person
Demokracia
10:09 | 15 Gusht 2023

Share:

Një person është arrestuar pasi ka kryer veprën “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”.

Në raport të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në Gjakovë.

Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme