Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka bërë të ditur sloganin e tyre për zgjedhjet e lokale të 17 tetorit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, LVV ka njoftuar se slogani për zgjedhjet lokale i kësaj partie do të jetë “Bashkë Qeverisim”, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje. Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!/Demokracia.com/