Lajme
Basha uron Pavarësinë nga kulla e Isa Boletinit në Mitrovicë: Gëzuar festën e Flamurit Kombëtar
Demokracia
14:14 | 28 Nëntor 2023

Share:

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur që ta festojë përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Mitrovicë të Kosovës, në kullën e Isa Boletinit.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Basha ka uruar gjithë shqiptarët për festën e Flamurit.

Ai tha gjithashtu se Isa Boletini është një nga njerëzit që mbeten përgjithmonë në memorien kombëtare, për veprat e tyre në shërbim të atdheut.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ditën e Flamurit Kombëtar. Jemi në Kullën e Isa Boletinit në veri të Kosovës. Bashkë me Ismail Bej Vlorën, ishte edhe Isa Boletini, dora e djathtë ku mbështetej Ismail Qemeli.

Fshati Boletin njihet në Kosovë për gurët e tij të mëdhenj. Edhe Isa Boletini është një gur i madh, nga ata gurë që mbeten përgjithmonë në ndërgjegjen tonë. Këta gurë qëndrojnë përherë garanci e identitetit tonë kombëtar. Sot dua t’i uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar festën e Flamurit Kombëtar”, është shprehur Basha.

Të ngjashme