Lajme
Basha takohet me Kurtin: Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova
Demokracia
19:15 | 03 Mars 2021

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, tha se gjatë takimit ka garantuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje se do të bëjë gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende nuk e kanë bërë, si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare, përcjell Demokracia.com.

“Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie”, tha Basha.

Ai tha se biseduan për sfidat që kanë përpara Kosova dhe Shqipëria, duke theksuar nevojën jetike që Shqipëria ka për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit.

“Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Gjatë takimit me Kurtin nënvizova nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.
Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare. /Demokracia/

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për…

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, March 3, 2021

Të ngjashme