Lajme
Basha ‘shkrihet’ pas fjalimit të Kurtit në Kuvend: Ai absolutisht e kalli
Demokracia
14:58 | 22 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, po vazhdon të tregojë dashurinë e tij ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Tash, Basha ka shpërndarë një fotografi gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Bashës, Kurti po ‘triumfon’ në debatin me deputetët e opozitës.

“Ai absolutisht e kalli”, thuhet në shkrimin ku shihet Kurti në foltoren e Kuvendit.

Nuk është deklarata e parë e Bashës që tregon për adhurimin e tij ndaj Kurti.

“Jemi me fat që është Albin Kurti, që e ka bërë këtë revolucion në zgjedhjet në Kosovë. Ai është një njeri që zgjohet në mëngjes dhe 24 orë nuk ndalet së punuari për këtë vend. S’ka njeri më të përkushtuar për Kosovën. Unë jam krenar që jetoj në këtë histori për shkak se ballafaqimi me KRlMlN e organizuar dhe njerëzit që ia kanë ngrënë ashtin këtij vendi është e jashtëzakonshme.”, ka thënë para dy ditëve Basha.

Deputet Basha këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes së debati publik pas akuzave ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt dhe suksesin e dobët në shkollën e mesme.

 

Të ngjashme