Lajme
Basha prezanton kandidatin e Durrësit, nis fushatën për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhje
Demokracia
14:11 | 18 Shkurt 2022

Share:

Pas disa javësh nga shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur fushatën krah kandidatëve të tij.

Basha është ndalur në Bashkinë e Durrësit, së bashku me kandidatin e tij Luan Hoti, që e cilësoi si njeri të sfidave.

“Është njeri që nuk i shmanget sfidës dhe është njeri që ka lënë shumë mundësi politike, duke kërkuar sfidën. Ky është modeli në politikë. Modeli tjetër është që t’i largohesh çdo sfide. Ai është modeli që duam ta lëmë prapa, është një proces që targeton një kulturë politike që e sheh politikën njësoj si biznesi”, është shprehur Basha.

Ndër të tjera, Basha ka hedhur poshtë akuzat e Sali Berishës se PD do të bashkëpunoj me Partinë Socialiste për të përfituar nga ndërtimi i portit të Durrësit.

Ai ka thënë se PD nuk është kundër ndërtimit të portit, por kërkohet transparencë.

“Kemi të bëjmë me modelin e vjetër. Boll më me modelin e vjetër. Unë nuk po them qe ta nisim me vitin zero, pasi në këto 30 vite ka pasur zhvillime, por ka pasur dhe gabime. Ka ardhur koha që këto gabime t’i ndreqim, me një politikë me fytyrë njerëzore”, ka shtuar Basha.

Shqipëria pritet të mbaj zgjedhje të pjesshme vendore në gjashtë bashki të vendit – Shkodër, Dibër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë dhe Lushnjë. /Telegrafi/

Të ngjashme