Lajme
Barrikadat në veri| Escobar dhe Lajçak nesër në Beograd, do të takohen me Vuçiqin
Demokracia
17:27 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet të mërkurën në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Sipas Presidencës serbe, Vuçiq dhe Lajçak më pas do të takohen edhe me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar është takuar të hënën me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Të dy liderët kanë thënë se me Escobarin kanë diskutuar për nevojën e heqjes së menjëhershme të barrikadave në veri.

Një ditë më parë, kryediplomati evropian, Josep Borell, ka thënë se i ka kërkuar Lajçakut që të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, me qëllim të ofrimit të ndihmës për ulje të tensioneve në veri.

Ai ka thënë po ashtu se BE-ja është e gatshme të çojë përforcime për misionin e BE-së në Kosovë, EULEX./REL

Të ngjashme