Lajme
Barrikadat në veri| Abrashi: “KFOR-i nuk bëzanë”
Demokracia
20:14 | 20 Dhjetor 2022

Share:

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat.

Abrashi në një postim në rrjetin social “Facebook”, duke folur për situatën në veri tha se mbi krejt këtë çështje, “KFOR-i nuk bëzanë”.

Ai shtoi se largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja, ndërsa u shpreh se KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.

“Dita e 11-të e tolerimit të barrikadave të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Abrashit, pa ndërhyrje:

Dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. KFOR-i nuk bëzanë.

Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe ShBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.

Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës.

Të ngjashme