Lajme
Barrikadat në Jarinë janë hequr, por trafiku ende nuk funksionon
Demokracia
15:01 | 01 Gusht 2022

Share:

Barrikadat në Jarinë janë hequr, por trafiku ende nuk është liruar, raporton gazetari i RTS nga vendi i ngjarjes.

Disa kamionë që ishin në barrikada në Rudar, jo larg nga Mitrovica, që nga dje janë larguar nga ai vend, ndërsa rruga për në vendkalimin Jarinë është e kalueshme që nga ora 11:30, transmeton Demokracia.com.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për reciprocitetin e dokumenteve nga Serbia do të shtyhet sapo të hiqen të gjitha barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës, transmeton Koha.

Bashkimi Evropian është i bindur se përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, mund të gjenden zgjidhje dhe të hiqen tensionet në Kosovë, tha sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano, duke theksuar se BE-ja nuk do të ishte angazhuar nëse nuk ishte e bindur se do të gjendej një zgjidhje. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme