Lajme
“Barrikada natyrore”, bllokohet rruga për në Jarinjë
Demokracia
13:49 | 22 Janar 2023

Share:

Në një rrugë që shpie nga Rashka për në pikën kufitare të Jarinjes ka rrëshqitur dheu dhe është bllokuar qarkullimi. Kësaj here kemi të bëjmë me ‘barrikadë natyrore’.

RTS-ja ka raportuar se kjo ka ndodhur afër fshatin Kaznoviq, përcjell Kosovo-Online.

Gurët thuhet të kenë rënë pak para orës 9 të ditës së sotme, ndërkaq autoritetet thuhet të kenë dërguar makineri të rënda për ta pastruar rrëshqitjen e dheut për ta normalizuar qarkullimin e komunikacionit.

Të ngjashme